Pllakos z*a në Lezh/ Mjeku i njohur mbyll sytë përgjithmonë, të gjithë në lot!

Te Fundit

Një lajm i trishtë ka mbërritur nga Lezha pasi është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare mjeku i njohur pneumolog Dr. Artur Hoxha, i cili i shërbeu për disa vite e radhë lezhjanëve.

Lajmin e kobshëm e kanë bërë me dije miq e familjarë të cilët zemërthyer kanë shkruar për humbjen e parakohshme të doktor Arturit, ndërsa bëjnë me dije se ceremonia mortore e tij do të zhvillohet mesditën e sotme në varrezat e Tufinës në Tiranë.

“LAMTUMIRË, DR. ARTUR HOXHA!

Me hidhërim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Artur Hoxhës, kolegut dhe mikut tone!

Turi ishte mjek pneumolog dhe kontribues në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Punoi me përkushtim ndaj profesionit, humanizmit dhe shërbimit ndaj pacientëve, ai la gjurmë në kujtesën e kolegëve dhe të qytetarëve që patën rastin ta njohin dhe të përfitojnë nga kujdesi i tij mjekësor.

Mjekët që i shërbejnë jetës nuk largohen kurrë plotësisht; ata mbeten në kujtesën dhe mirënjohjen e njerëzve.

Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve! U prehtë në paqe!”, shkruan Sander Marku.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.

Burimi: Newsbomb.al

Lajmet e fundit